Pyetja e shtruar që nga fillimi i pandemisë nëse kafshët, veçanërisht kafshët shtëpiake, mund të marrin koronavirusin ose ta transmetojnë atë te njerëzit i jep përgjigje një studim i ri shkencor britanik.

Sipas hulumtimit, njerëzit janë ata që mund të transmetojnë koronavirusin SARS-CoV-S te macet e tyre.

Studiuesit të udhëhequr nga Dr. Margaret Hodge e Qendrës së Kërkimeve të Skocisë në Universitetin e Glasgoë zbuluan koronavirusin në dy mace shtëpiake, të cilat jetonin në me 19 mace të shtëpive C. Të dy kafshët nisën të kishin probleme me frymëmarrjen deri sa edhe u rëndua gjendja e tyre.

“Zbulimet tregojnë se transmetimi i koronavirusit nga njerëzit te macet ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, me macet e infektuara që shfaqin simptoma të moderuara deri të rënda të frymëmarrjes”.

Duke pasur parasysh aftësinë e koronavirusit për të infektuar kafshët shtëpiake, do të jetë e rëndësishme të monitorohet transmetimi nga njëra te tjetra, mace, nga macja te njëriu apo anasjellta.