Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 48.4%, ndërsa 39.3% e qytetarëve do të votonin për opozitën.
Vetëm 5% do të votonin për LSI, 0.8% për Lëvizjen Vetëvendosje, 1.7% për Nismën Thurje, 1.7% për PSD, 1.6% për Lëvizjen për Ndryshim, 0.9% për Lëvizjen Demokratike Shqiptare, 0.2% për Bindjen Demokratike dhe 0.3% për parti të tjera.

LSI ka nje renie me afro 10% nga zhgjedhjet e 2017.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.