Nga Kreshnik Spahiu
Kam shumë vite që ndjek me optik krahasimore sondazhet e çdo kompanie para zgjedhjeve dhe përqasjen e tyre pas votimit.
Në tërësi objektiviteti i sondazheve në Shqipëri për dy partitë e mëdha lëviz me një marzh gabimi 3-4%.
Me sondazhe kam parasysh kompanitë e huaja që përdorin metogologjinë e intervistimit personal nga 15-20 minuta.
Pa dyshim sondazhet sponzorizohen nga interesa politike por në thelb asnjë kompani apo media kombëtare nuk mund të ndryshoj shifrat në vlera 10% apo 15%.
Le të themi: TV ORA që njihet si një media opozitare ka vite që i përafrohet rezultatit.
Edhe këtë vit disa sondazhe të saj rendisin:
PS 45%
PD 42%
LSI 7%
Nga të gjithë Sondazhet ky është rezultati më pozitiv i opozitës por sërish PD nuk del dot forcë e parë në zgjedhje.
Gjithsesi atë çfarë nuk ka gjetur dot as Ora-News, as Top-Channel, as KLAN, as Euro-News, as Raport TV, as Dritare.nett. askush, është rezultati për LSI.
LSI në çdo sondazh del shumë keq në 15 vitet e fundit por në rezultat dyfishohet.
Unë personalisht kam 10 vite që merrem me politikë por në jetën time nuk kam rastisur kurrë në një bar, kafe, restorant apo diku me një votues të LSI. Nuk njoh asnjë person që në këto vite të më thotë: “Unë simpatozoj LSI”.
Mendoj që ka dy arsye:
– ose ata që votojnë LSI e kanë për turp ta thonë
– ose LSI nuk ka votues, por në fund dalin nga dheu si ato milingonat dhe vrapojnë pas farave të lule diellit që kanë pështyrë pokitikanët nga goja e tyre.
Për këto arsye: Sondazhet mund gabojnë shumë në rezultatin e LSI dhe çdo partie tjetër që javën e fundit, hap thesin me lekë.
50.000 u prodhua si kart-monedhë vitin që u themelua LSI.
Prandaj s’ka sondazh në botë të gjej rezultatin e 50.000 lekshave të Lesh e Lisë.