Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër me disa pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës. Kryeministri tha se se autonomia në rastin e universitetit duhet të jetë liri dhe përgjegjësi që të funksionojë.

“Duhej vënë një hap ekstrem duke mbyllur gjithë ato universitetete. Ajo që më duket e çuditshme është se lidhja e rektorëve është direkte me ministren se në njëfarë mënyrë rektori është personi numër 1 dhe mund them se është si i vetë qeverisë aty në aspektin e zbatimit të ligjit.

Autonomia në përgjithësi te Shqiptarët por në rastin e universitetit duhet të jetë liri dhe përgjegjësi që të funksionojë autonomia”, tha Rama.