“BMW” regjistroi tremujorin e parë të vitit më të mirë në Kinë, me një rritje të shitjeve me 97.3% në bazë vjetore, ekuivalente me 229.748 makina BMW e Mini vetëm në tre muajt e parë të vitit, njoftoi kompania gjermane e automjeteve, citon “Xinhua”.

Kompania theksoi se shitjet në Kinë në tre muajt e parë të vitit 2021 madje tejkaluan shifrat tashmë të larta para krizës të tremujorit të parë të vitit 2019, duke arritur pothuajse të njëjtin nivel me të gjithë kontinentin evropian.

Sipas të dhënave të kompanisë, gjiganti gjerman shiti 286.968 automjete BMW dhe Mini në tremujorin e parë në Azi, një rritje prej 76.4% nga viti në vit.

Pieter Nota, anëtar i Bordit të Menaxhimit të BMW AG, përgjegjës për klientët, markat dhe shitjet, vuri në dukje se ky rezultat i lartë historik synimet ambicioze të rritjes për vitin.