Ndërsa kanë mbetur edhe pak kohë nga dita e zgjedhjeve, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon fushatën elektorale nga kolltuku i zyrës së tij. Edhe pse renditet në emrat e parë të listës për Qarkun e Tiranës, Berisha ka vendosur të mos lodhet në terren me qytetarët por ta suportojë PD-në vetëm online nëpërmjet rrjeteve sociale. Megjithatë edhe në këtë të fundit Berisha duket se nuk po ia del pasi “mendja i rri” tek Partia Socialiste.

Në një nga postimet e tij Berisha shprehet i bindur se shumica e shqiptarëve në 25 Prill do të votojnë Partinë Socialiste. Nuk e dim nëse kjo është një bindje reale e tij apo një lajthitje e momentit por shumtë kanë qenë edhe komentet e qytetarëve që shprehen se më në fund ‘doktori’ foli një herë drejtë. Lexo.al/