Një material fotografik i arbëreshes Stella Selvaggi tregon më së miri ruajtjen e traditave dhe zakoneve të arbëreshëve të Italisë. Konkretisht, në një foto të vetme përfshihen katër breza të grave arbëreshe, të së njëjtës familje të cilat pozojnë krenare me kostumin arbëresh të Mongrasanos, transmeton lexo.com.al.

E para në radhë është gjyshja e saj, Carmela, e cila e ka veshur kostumin e saj të nusërisë në vitin e largët 1938 kur ajo ishte vetëm 16-vjeç. Më tej, ky kostum është trashëguar dhe veshur nga e bija Emilia (nëna e Stella-s), që ka pozuar me të në vitin 1958 kur ajo ishte 18 vjeç. Vetë Stella e ka veshur kostumin në vitin 1981, ndërsa e bija Elena, e katërta në radhë e ka mbartur kostumin e gjyshes tjetër arbëreshe, nga ana e të atit dhe ka pozuar me të në vitin 1998-99./Lexo.com.al/e.c.