Mbërrin në Aeroportin Nënë Tereza avioni me emigrantët shqiptarë nga Anglia. Për t’i pritur, kishte dalë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit. Në Kukës, pritet të zhvillohet një ceremoni, ku peshën kryesore të fjalës do e ketë kryeministri Rama.

Kujtojmë se premtimi i kryeministrit, ishte që emigrantët do të vinin nga Londra në Aeroportin e Kukësit. Por duke qenë se Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte, fillimisht, avioni me emigrantët kuksianë u ul në Rinas, nga ku u nis drejt Kukësit.