Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, kandidate e PS-së në Tiranë, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorë të Laknasit në Kamëz.

Spiropali u ndal te investimet që do të vijojnë edhe në këtë zonë sikurse është ndërtimi i ujësjellësit prej 2.8 km.

Në takim me kryefamiljarë të “Lagjes së Durrsakëve”, për të dhënë dëshminë e fortë sesi punohet e për të marrë zotimin se çfarë mund të bëjmë më mirë. Rruga “Lura” dhe “Vlora”, Shkolla ”Dom Nikollë Kaçorri” dhe punimet për ndërtimin e ujësjellësit prej 2.8 km, përgjatë segmentit të rrugës “Shebeniku”, janë pikënisja për zhvillimin e gjithë zonës”, theksoi Spiropali.

Ndryshe nga ata që për 30 vjet kanë marrë votën dhe s’kanë bërë asgjë, theksoi ajo, ne kemi nisur punën për transformimin e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë.