Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj Eibar-it në javën e 29-të të La Liga-s dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes, duke parakaluar rivalët e Barcelona-s.

Sfida e luajtur në Alfredo di Stefano është vendosur nga golat e Asensio (41′) dhe Benzema (3′).

Eibar ka shkuar shumë afër barazimit në minutën e 62-të, kur një pasim mbrapa i Lucas Vazquez për pak sa nuk ka përfunduar në rrjetë, por Cortuois ka arritur ta largojë në momentin e fundit.