Shqipëria renditet vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit të vaksinimit të popullatës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot të dhënat e publikuara nga “Our World in Data”, sipas të cilave Shqipëria renditet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas edhe Serbinë, sa i përket dozave ditore të vaksinave COVID-19 të administruara për 100 persona.

“Grafikët tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE. Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në fushatën tonë të vaksinimit masiv, deri kur të realizojmë planin tonë: gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, deklaroi ministrja Manastirliu.