Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e politikës jo për tu bërë politikanë por për të ndryshuar të ardhmen e vendit të tyre për ta bërë atë një vend më të mirë. Rama tha se ai iu fut politikës pasi besonte fort kur ishte emigrant se ky vend mund të bëhej.

“Sot ne nuk do të diskutomë për diploma false apo diploma që blihen por sot kemi një arsim të lartë edhe më cilësor dhe diploma të vlefshme edhe në botë. Të rinjtë tonë të diskutojnë me ato programe të barazvlefshme me të atyre në BE dhe kjo është plotësisht e mundur. Kjo mund të bëhet sot dhe nuk mund të behej dje. Kush mund të vinte dje nga emigracioni për të investuar në Shqipëri dhe rindërtuar shtëpinë në fshat dhe bërë agroturizëm. Kush do të vinte dje të investonte në portin e Durrësit, kush do ta mendonte dje se Shqipëria do të hynte në një fazë tjetër të luftës për t’u bërë e ardhmja e të gjithë fëmijëve të vet. Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikanë. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikanë, por unë isha në emigracion dhe më shtyu në këtë rrugë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet”, tha Rama.