Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dhe kreu i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, ka parë nga afër procesin e rindërtimit në Thumanë.

Rama teksa ka parë ndërtesat që kanë marrë formë tha se Thumana do të jetë një model për zhvillimin urban.

Kreu i qeverisë komentoi dhe rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se me rindërtimin do punohet njësoj dhe tek ato vendi ku PS s’ka marrë shumë vota.

“Thumana na ka votuar shumë, Laçi nuk na ka votuar shumë, por kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë janë shqiptarë. Rindërtimi vijon njësoj“, tha Rama.

Ndërkohë ministri Ahmetaj deklaroi se dhe gjatë fushatës në Thumanë nuk ka ndalur rindërtimi.