Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe kundërshtarin PD me Lulzim Bashën, ku e ka vlerësuar maksimalisht.

“Basha dhe PD ishin në skuadër e mirë, demokratët ishin kundërshtarë jo shumë të lehtë që mendojnë vlerësim për përpjekjen për të arritur të paarritshmen për ta. Më shumë se kaq nuk bëni dot, madje bën më shumë, se të mundës PS është më ë vështirë se mundësh Barcelonën e Pep Guardiolës. Mesazhi im është pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se bëre sa munde. Miq demokrat jemi më të mirë, ju jeni më të mirët pas nesh, ky është fak dhe faktet pranohen, nuk luftohen, nuk më takon mua dhe nuk është përgjegjësia as e drejta jonë të vendosim se si do e pranoni, nëse do jetë apo jo Basha në 4 vite e ardhsme është puna juaj, por me apo pa Bashën, opozita jonë është vetja jonë. Shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe konkret pa asnjë paragjykim”, tha Rama.