Kryeministri Rama uroi sot mirëmëngjes me një video me pamje nga dy shkolla dhe një kopsht të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në video shfaqen shkollat 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, shkolla 9-vjeçare “Dan Bajrami” Gjorem në Laç dhe Kopshti “Niko Hoxha” në Kamzë, si ishin dhe si janë transformuar pas rindërtimit.

Po ashtu në video shfaqen edhe disa momente të bukura ku në fokus janë fëmijët gjatë procesit të mësimit, si dhe aktiviteteve të tjera sportive e kulturore në shkollat e rindërtuara me kushte bashkëkohore.

Shkolla nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, në njësinë administrative, në Gjorem të Laçit, e cila u rrënua nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi është kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian. Po ashtu edhe shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës ka rilindur për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane”. Ndërsa kopshti “Niko Hoxha” në Kamëz ka 9 klasa dhe pas ndërtimit në të mësojnë 200 fëmijë.