Kryeministri Rama nga takimi me pedagogët në Shkodër tha se janë bërë shumë përmirësime në fushën e arsimit, pasi sipas tij figura e mësuesit u bë një lloj zheleje, filluan të bëhen mësues njerëz që s’dinë shkrim dhe këndim.

“U bë figura e mësuesit një lloj zheleje dhe fuilluan të bëhem mësues ata që s’dinë shkrim dhe këndim, mësues pa arsim. Ndërkohë mësuesit tani, ju e dini më mirë se unë. Të shkojë në universitet nuk ishte diçka hajde se po nisemi atje. Besoj se në këtë drejtim janë bërë gozha përmirësime. E gjithë puna është se përse nuk bëhet. Duhet ta merrni dhe ju iniciativën. Autonomia është një zonë e ndërmjetme dhe ju e merrni iniciativën.

E mira e këtij sistemi është se nuk synon të gjithë të jenë si këmbët e dhisë. Unë përmenda Sienën, siena është super është një mikro shkodër e italisë. Bëjeni dhe ne do u mbështesim. Duke e bërë këtë mësojmë dhe si mund ta ndërtojmë këtë proces”, tha Rama