Kryeministri Edi Rama tha investimet e bëra në Krujë bëjnë diferencës mes PS dhe opozitës. Ai tha se porti turistik në Durrës, nuk do të kthejë qytetin bregdetar në Dubain e vogël të Mesdheut, por do të transformojë edhe Krujën dhe nxisë agro-turizimin.

“Të gjitha investimet e bëra janë të mjaftueshme për të kuptuar një gjë se kush e bën Krujën që njerëzit të jetojnë në mirëqenie dhe kush punon më shumë, sepse porti i Durrësit që do e bëjë Durrësin, Dubain e vogël të Mesdheut, është porta ku do të hyn për në Shqipëri dhe në radhë të parë hyn në Krujë. Kush vjen në Durrës dhe nuk do të shoh atë vend të bekuar atje në Krujë. Do të thotë se do të ketë shumë më tepër punë dhe shumë territore rreth e rrotull të mrekullueshme do të transformohen, do të lind agro-turizmi, çdo emigrant do të investojë këtu ka grant 5 mijë euro, këto nuk janë përralla por pjesë e programit tonë që vazhdon”, tha Rama.