Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, do të bëhet realitet. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve ditën e sotme, i shoqëruar së bashku me drejtuesin politik të Vlorës, Damian Gjiknurin.

Rama tha gjatë fjalës së tij se tashme u zbulua një copë parajsë e Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizimit.

‘U zbulua një gjë që pak persona e dinë veç vlonjatëve. Jemi shumë të lumtur që ne po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë që ishte e panjohur, por jo vetëm kaq me këto, dy rrugë të ëndërruara prej 100 vjetësh nga njerëzit e këtyre zonave, të premtuara edhe nga vetë sekretari i parë i asaj kohës së larg qoftit pastaj nga të gjithë të tjerët, po krijojmë një pellg të ri për turizmin, po krijojmë një hapësirë komplet të re që i shtohet hapësirës turistike të Shqipërisë.

E premtuar 100 vjet, rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati për t’iu zbuluar shqiptarëve e turistëve një thesar të fshehur të parajsës natyrore të Shqipërisë. Lidhja e majave të Labërisë me Jonin në perëndim e me Gjirokastrën, Tepelenën e Përmetin në lindje, i shton një motor të ri super efikas ekonomisë së turizmit shqiptar.’- tha Rama.