Teksa kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim e tij në njësinë nr.2 në Tiranë, një qytetar ka dalë në ballkon dhe ka thirrur “Rama ik”. Por të gjithë situatën Rama e ka kthyer në batutë, duke i thënë se nuk ja vlen të rrëzohesh për Lulzim Bashën.

“Kujdes se mos bie nuk ja vlen për lulin jo kujdes se patronazhistët shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo e bëri detyrën. Se këta këtë kanë Rama ik dhe ikin vetë”.