Kryeministri Rama, ka publikuar një foto me një poezi të Lasgush Poradecit të shkruar në stolat e parkut të qytetit të Pogradecit, investim ky i kryer nga bashkia në kuadër të Rilindjes Urbane.

Duke uruar qytetarët mirëmëngjes, Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në mediat sociale me poezinë ‘Ku shtrohet vala’, të poetit Poradeci i cili ka krijuar dhjetëra poezi frymëzuar nga dashuria dhe bukuria e qytetit.

‘Se s’dashuroja as unë as ti, Po dashuronte dashurija: Një dashuri një fshehtësi, M’e e fshehur sesa fshehtësija’- është gdhendur në stol.

MIRËMËNGJES ?

Posted by Edi Rama on E hënë, 5 April 2021