Kryeministri Edi Rama tha se pas zgjedhjeve, qeveria e re do të ulet dhe do të diskutojë se çdo të behët me presidentin Ilir Meta.

” Meta do të ishte realisht një personazh që do të krijonte hilaritet të madh nëse do të shfaqej në një emision satirik, por kjo nuk është satirë e një presidenti, por vetë presidenti. Daljet e Metës janë një çmenduri. Pas zgjedhjeve do të shikojmë se çdo të bëjmë me këtë njeri qesharak”, tha Rama.