Sevilla i dha një asist Barcelonës ditën e djeshme, duke mundur Atletico Madrid me shifrat 1-0, falë një goli të Marcos Acuna në minutën e 70. Tashmë diferenca mes Atleticos kryesuese dhe Barcelonës së vendit të dytë mund të shkojë 1 pikë, nëse katalanasit fitojnë sot ndaj Real Valladolid.

Pas ndeshjes për mediet foli kapiteni i Sevillas, Ivan Rakitic, i cili i pyetur për nderin që Sevilla i bëri Barçës, e nxori një sekret. Ai tregon mesazhin e një prej shokëve të tij te Barcelona. “Një nga miqtë e mi te Barcelona para ndeshjes më dërgoi një mesash, ku shkruante: ‘E dini se çfarë duhet të bëni’. Gjithsesi këtu ne të gjithë po luftojmë për veten tonë”, u shpreh ish-mesfushori i Barcelonës.