Një ndër arbëreshët më të shquar të Italisë është gjuhëtari dhe Atdhetari i madh Zef Skiroi, i cili u lind në Hora të Arbëreshëve më 10 gusht 1865 ndërsa ndërroi jetë në Napoli me 17 shkurt 1927. Zef Skiroi përtej roleve të tij të shumta rreth gjuhësisë, ishte edhe një shqiptar i madh pasi ndër aktivitetet e tij të shumta, shquhet edhe si koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetar i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, transmeton lexo.com.al.

Ndër nismat e tij të shumta rreth ruajtjes dhe promovimit të identitetit arbëresh, veçohet edhe publikimi në qytetin e Napolit nga ai dhe  Françesko Stasi Peta, të revistës “Arbri i Rii”. Pas kësaj, nismëtarët synonin përhapjen e sensibilizimit për çështjet shqiptare dhe zgjimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, nëpërmjet promovimit të gjuhës shqipe si element uniteti. Pavarësisht numrave të pakta që u publikuan, në këtë revistë nuk munguan emra të mëdhenj të botës arbëreshe./Lexo.com.al/e.c.