Në Qarkun e Vlorës deri në orën 9 e 08 minuta të mëngjesit të së Hënës janë numëruar 202 kuti në në 445 qendra votimi.

Sipas rezultatteve të KQZ, është Partisë Socialiste që kryeson me 23 548 vota apo 57.15 % e ndjekur nga PD dhe aleatët me 13 511 vota ose 32.79 %.

LSI ka marrë 2 720 vota ose 6.60 %, Bindja Demokratike, 463 vota, Lëvizja për Ndryshim 257 vota, Nisma Thurje 155 dhe PSD e Tom Doshit, 211 vota.

Vlora është konsideruar një zonë e nxehtë politike, ku demokratët prisnin të merrnin 6 ose 7 mandate dhe socialistët kërkonin 9 mandate.

Gjatë fushatës elektorale, Vlora u kthye në qëndër të debatit mes Presidentit dhe Qeverisë, ku Ilir Meta e cilesoi Vloren nje Referendum kunder Rames.

Madje Meta kërcënoi se me çdo mjet do të mbrojë votën në Vlorë, ndërkohë që rezultaet që kanë dalë 202 kutitë , tregojnë se LSI është inekzistete në Vlorë

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare te vitit 2017, PS fitoi në Vlore 8 ëdeputetë, PD 3 dhe LSI mori vetem një deputet.