Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel është vlerësuar puna e Edi Ramës dhe e PS për procesin e vaksinimit për të mbrojtur popullatën nga virusi Sars-Cov-2.

Nga të dhënat rezulton se 68% e vlerësojnë mirë punën e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS-së, ndërsa 27% e vlerësojnë keq. 11% e vlerësojnë mjaft keq dhe 16% e vlerësojnë shumë keq punën e Edi Ramës dhe qeverisë së PS-së në procesin e vaksinimit.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.