Kryetarja e Grupit parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet në orën 18:00.

Sipas mediave kosovare, Kusari-Lila e konfirmoi përmes konferencës së mbajtur gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një seancë për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.