Ka përfunduar votimi te burgu i Fierit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kanë votuar 186 të dënuar dhe të paraburgosur nga 250 që ishin në listën e zgjedhjeve.

Kujtojmë që votat do të numërohen jashtë burgut, në qendrën më të afërt me institucionin. Por, sipas të dhënave të drejtorisë së burgjeve, rreth 2400 të burgosur janë ndaluar të ushtrojnë të drejtën e votës.

Bëhet fjalë për të dënuar për vepra të rënda penale, të cilëve ligji i dekriminalizimit ju heq të drejtën të zgjedhin.