Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, deputeti Ilir Beqaj, ka komentuar sot debatin në lidhje me patronazhistët.

Përmes rrjeteve sociale, Beqaj sqaron se kjo është një praktikë e njohur në fushatë elektorale, ku edhe në SHBA apo Britaninë e Madhe njihet me emrin e procesit “canvassing”.

“Për këdo që po habitet nga patronazhimi elektoral, ani pse, edhe në Shqipëri bëhet nga çdo subjekt elektoral apo nga çdo kandidat edhe për këshilla bashkiakë prej shumë vitesh, dikur me letër e laps dhe sot me smartphone, le të kërkojë nëpër fjalorë fjalën angleze “canvass”. Canvassing bëjnë edhe Democratic Party në ShBA dhe Labor Party në Britaninë e Madhe” – shkruan Ilir Beqaj ditën e sotme.