Për t’i dhënë një mesazh të fortë shqiptarëve për kontrastin mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket luftës me COVID-19, Partia Socialiste ka zgjedhur një prej figurave qendrore shëndetësore të kësaj lufte, Pëllumb Piperon.

Mjek infeksionist thotë se politika e opozitës po dëmton rëndë procesin e vaksinimit në Shqipëri.

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vd ekje dhe nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet”, thotë ai.

Madje, shton Pipero, opozita rrezikon sezonin turistik. Ai komenton edhe mitingjet e Lulzim Bashës duke u shprehur se grumbullimet që shtojnë infektimet duhet të ndalen.

Pipero është i treti nga figurat e rëndësishme publike në vend që i bashkohet publikisht fushatës së PS, pasi më herët në spotet e socialistëve janë shfaqur edhe aktorët Tinka Kurti e Robert Ndrenika.