Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte pasditen e sotme në Elbasan për të parë nga afër procesin e numërimit të votave në këtë qytet. Pas vizitës në këtë qytet diplomatja amerikane ka falenderuar numëruesit për punën e tyre të palodhur.

‘U ktheva në Tiranë pas vizitës në qendrat e numërimit, 47, 49 dhe 50 në Elbasan tek Pallati i Sportit ‘Tomor Sinani’. Faleminderit numëruesve që keni punuar kaq shumë. Qytetarët po mbështeten te policia për të garantuar sigurinë e të gjithëve ndërsa numërimi vazhdon. Vizita ime e dytë në 2 ditë – e lumtur që kthehem sipas nevojës.’- tha Kim.