Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”! Po, siç e lexuat! Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin.

Dy vajzat i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision). Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz.