Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video të shkëputur nga fushata elektorale.

Në video shfaqet kryeministri, i cili mbi tavolinë bëri llogaritë se PS do të dalë fituese në zgjedhje me 74-78 mandate.

“Këtu ka mundësi të bëjnë ndonjë gol ata,” ka thënë Rama atëherë, duke iu referuar veriut në qarqet, Shkodër, Dibër, Kukës dhe Lezhë. Këto qarqe u arritën të merren nga opozita.