OBSH ka bërë publike një sërë rekomandimesh që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë festës sëPsashkëve dhe muajit të Ramazanit.

“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që ka shkallë të lartë transmetimi të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”, thonë nga OBSH.

OBSH thekson se edhe nëse bëhen organizime të vogla, duhen respektuar protokolle të posaçme. “Pavarësisht nga vendndodhja, nëse është e mundur, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë, derisa duhet të jetë e kufizuar në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorimin e maskës. Preferohet që njerëzit të festojnë me personat me të cilët jetojnë dhe të mos takohen me perona të tjerë”, thuhet në rekomandimin e OBSH-së.

Sa i përket udhëtimeve gjatë kësaj periudhe, ekspertët bëjnë thirrje të shmangen shmangen udhëtimet e panevojshme.