Demi-Kokëfortësia e Demit mund të jetë një e metë por kur bëhet fjalë për miqësinë është një virtyt i madh. Ashtu si me qëllimet, nuk heqin dot as nga ndihma për t’ju rikthyer besimin në vetvete. Demi është besnik dhe një dhuratë e shkëlqyer në jetën tënde.

Gaforrja-Një miqësi me një Gaforre do të jetë e mbushur me besnikëri. Janë njerëz intuitivë dhe e kuptojnë kur nuk jeni mirë, pavarësisht se nuk e shprehni. Bëjnë gjithçka çfarë është e mundur t’ju rikthejnë buzëqeshjen. Mos i zhgënjeni, pasi do t’i largoni nga jeta juaj.

Peshorja-Kur bëhet fjalë për miqësinë, Peshorja është tepër besnike. Qëndrojnë pranë jush edhe nëse bota iu kthen shpinën dhe nuk iu gjykon pavarësisht gabimeve. Bëjnë çdo gjë për ta vazhduar rrugën me besim. Kujdesu për mikun tënd Peshore, sepse vlen si ari.

Bricjapi-Bricjapët janë jashtëzakonisht besnikë. Kur i shohin miqtë që përballen me një problem, marrin përsipër t’i japin një zgjidhje. Miku juaj Bricjap do të gjejë gjithmonë një mënyrë për të qenë i pranishëm në jetën tuaj.