Kryeministri Edi Rama ka folur nga Belshi duke i kujtuar të gjithëve këngën “as për mua, as për ti, por për të gjithë Shqipërinë”, të cilën e lidh me mandatin e tretë të PS. Ndërsa për premtimet e parave në këmbim të votës, Rama thotë se “do ju japin Noc Rrokun” dhe thumbon opozitën se i kanë lënë të gjithë rrugëve dhe pa shpresë.

Rama: Tjerët e mbajnë mend mirë se çfarë i ndodh një kombi kur harron që është puna që të jep suksesin, që nuk ka receta çudibërëse që ta bën jetën rrafsh. Thonë me jep votën të të jap lekë, Noc Rrokun do ju japin.

Ata nuk janë provuar njëherë, dy herë, i kanë lënë të gjithë rrugëve, i kanë lënë të gjithë pa shpresë. Janë të pakënaqur sepse sa më shumë bëjnë, aq më shumë e shikojnë se sa shumë më tepër mundësi kanë.

Deri dje në Belsh thonin aman rrugën për të ardhur e për të ikur. Nuk thoshte njeri hajde të bëjmë këtë që po bën këtu. Asnjeriu nuk i shkonte ndërmend. Sot që kemi ardhur në këtë pikë, mendja e të gjithëve është vënë në lëvizje për të parë më larg. Duhet kohë e durim. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Nuk është votë për një parti kundër një partie tjetër, është votë për të vendosur në çfarë Shqipërie do të jetojmë. Mandati i tretë është si ajo kënga e famshme, “as për mua, as për ti, por për të gjithë Shqipërinë”.