Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit. Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit. E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.

Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast. Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni. Në këtë artikull ju shpjegojmë dietën e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj.

Çfarë të konsumoni-Vaj ulliri,Peshk, Qumësht pa yndyrë, Ujë ose çaj, Fruta dhe perime, Vezë, Arrorë, Bishtajorë. Konsumoni më pak: Gjalpë, Mish të kuq, Ëmbëlsira, Pije me gaz, Qumësht me yndyrë, Margarinë, Patate

Më shumë Vitaminë C- Në luf tën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen. Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.

Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku. Më shumë Omega-3 Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme. Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%. Mund të konsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3.

Më pak sheqer dhe bukë-Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku pë rtë zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve. Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër. Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao.