Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje edhe njëherë që qytetarët të cilët nuk kanë votuar, t’u drejtohen kutive të votimit.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi dhe 1 orë mundësi për të votuar. Dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë. Nëse keni votuar, ju faleminderit, trokisni në një derë te dikush që nuk ka votuar. Është një ditë e mrekulleshhme për demokracinë shqiptare. Edhe 1 orë për të marrë fatin tonë në dorë”, tha Basha.

Në deklaratën e kreut të PD nuk kanë munguar as gafat. “Dilni dhe votoni kutitë e votimit” – shprehet ai.