Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Përmes një postimi në Facebook Spiropali shkruan se opozitës i është mpirë truri nga humbja e sigurtë, dhe se ata për të rrëmbyer pushtetin nuk ndalen para asnjë krimi. “Janë gati të organizojnë paramilitarë, të vrasin, të justifikojnë vrasjen, të mbajnë fjalime mbi trupin e viktimave. Nuk e kanë idenë e fitores me votë”, shkruan Spirtopali në Facebook.

Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook: U janë errur sytë dhe u është mpirë truri nga humbja e sigurtë. Janë aq të pashpresë, aq të tërbuar, aq të panikosur, sa për ta rrëmbyer pushtetin nuk ndalen para asnjë krimi. Janë gati të organizojnë paramilitarë, të vrasin, të justifikojnë vrasjen, të mbajnë fjalime mbi trupin e viktimave.
Nuk e kanë idenë e fitores me votë.
Njohin vetëm kërcënimin, vetëm dhunën, vetëm krimin.
Ngushëllime familjes së viktimës! Shërim të shpejtë të plagosurve!
Durim dhe qetësi edhe pak ditë. Shqipëria e të ardhmes do fitojë!