Qeverisja e Partisë Socialiste ka një bilanc në çdo fushë, nga drejtësia dhe integrimi, deri te rindërtimi apo menaxhimi i pandemisë. Kështu u shpreh deputeti Taulant Ballan në studion e ‘Java në RTSH’ me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj.

“Morëm mandatin e dytë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne arritëm që të plotësojmë të gjitha vakancat dhe të krijojmë të gjitha institucionet e reja” – tha Balla.

Sa i përket rindërtimit, ai u shpreh se pjesa më e madhe e familjeve të prekura nga tërmeti do të marrin shtëpitë e reja brenda verës.

“Indikatori më domethënës i ekonomisë është ulja e papunësisë. Nga viti 2013 deri ne 2019, ne kemi arritur nivelin më të ulët të papunësisë. Ne gjetëm një situatë të ëvshtirë me borxhe dhe me nje sistem pensionesh në prag falimenti. Të gjitha këto janë të prekshme nga qytetarët. Angazhimi ynë është që përpara zgjedhjeve vendore 2023 uji i pijshëm të mos jetë më premtim elektoral, por realitet i prekshëm” – tha Balla për emisionin ‘Java në RTSH’.