TURIN, ITALY - AUGUST 24: Juventus coach Andrea Pirlo with player Cristiano Ronaldo attend a training session at JTC on August 24, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Ecuria e Juventus këtë sezon ka qenë më e dobëta e 9 viteve të fundit padyshim. Bardhezinjtë janë jashtë Champions League, ku u eliminuan në fazën e 1/8-ave nga një kundërshtar si Porto. Si të mos mjaftonte kjo, edhe në Serie A, Juve është katastrofë.

Barazimi 2-2 në derbin ndaj Torinos ka bërë që bardhezinjtë të rrezikojnë seriozisht zonën Champions, me Napolin që është afruar me pikë të barabarta. Trajneri Pirlo shihet si fajtori kryesor dhe drejtuesit e klubit nuk durojnë më.

Sipas mediave pranë klubit torinez, drejtuesit e Juventus kanë vendosur që sfida Juventus-Napoli që do të luhet pas 3 ditësh do të jetë shansi i fundit për Pirlon. Në rast se ekipi dështon të fitojë, atëherë shkarkimi do të jetë i pashmangshëm për ish-mesfushorin.