Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare, Ziqiri Mero, ose siç njihet ndryshe si anëtari më i vjetër i Partisë Socialiste. Mero u prezantua vitin e shkuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. Rama e cilësoi veteranin e luftës si një nga delegatët më të veçantë.

Ai e ftoi atë në skenë, ndërsa nervozua për faktin që askush në sallë nuk u çua në këmbë dhe thirri: ‘Çohuni në këmbë! Është 100 vjeç’.

“Dua të sjell këtu provën për ata që nuk na njohin, cohuni në këmbë, është delegat. Ftoj këtu Zeqiriun! Çohuni në këmbë! Është 100 vjeç”,tha Rama në kongresin e vitit të shkuar. “Në radhë të parë falenderoj kryeministrin Rama për mundësinë që më dha. Mendoj se ky Kongres do të forcojë akoma më shumë Kongresine PS”, u shpreh delegati që sot u nda nga jeta.