Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët dhe kandidatët për deputetë në qarkun e Beratit.  Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Berat, Nasip Naço tha se i kanë një borxh PS-së pasi i kanë hequr votën PS-së dhe duhet të bëjnë maksimumin të fitojnë 5 mandate.

Naço: Më takon mua dhe kolegëve të mi që të japim maskimumin. I kemi një borxh PS-së. I kemi hequr votën, ne sot jemi të gjithë bashkë dhe do t’ja kthejmë atë borxh PS-së dhe do të fitojmë mandatin e 5. I besoj kryeministrit që do ta mbajë fjalën. Berati e ka mbështetur të majtën dhe ju do të jeni lokomotiva që do të qeverisni vendin.