Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka ka komentuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin “Top News”, Ndoka tha se Basha kishte gabuar në strategjinë e fushatës duke menduar se mund të fitonte mbështetjen e qytetarëve, për të mundur edhe blerjen e votave.

Sipas Ndokës, Basha krijoi kultin e individit duke lënë mënjanë aleatët, ndërsa kujtoi se vetë garon në vendin e 8 në listën e Shkodrës.

“Nuk besoj se komisionerët do të tërhiqen. Procesi i numërimit është mjaft i rëndësishëm.

Ka argumenta që i japin të drejtë Bashës që të mos i njohë këto zgjedhje.

Basha ishte në delir, mendonte që me gjithë blerjen e votave mund të fitonte se mbështetja ishte shumë e madhe.

Krijoi kultin e individi dhe injoroi kontributin e aleatëve,”-tha ndër të tjera Ndoka.