Emri i Dusan Vlahovic është padyshim mes më të përmendurve në javët e fundit. Rendimenti i sulmuesit të Fiorentina-s është shumë pozitiv dhe serbi ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha falë golave të tij.

Një nga këto skuadra është Milan-i.

Pavarësisht rinovimit të Ibrahimovic për një sezon tjetër, sipas Corriere della Sera, merkato e verës e kuqezinjve mund të shikojë një investim të madh, veçanërisht nëse vjen kualifikimi në Champions League.

21-vjeçari duket se ka karakteristikat e përshtatshme për të marrë vendin e sulmuesit suedez. Sulmuesi i Fiorentina-s mund të rritet në krah të lojtarit më ekspert dhe më pas të bëhet titullar pasi Ibra të ketë thënë lamtumirë. Vlera e tij është rreth 40 milionë euro. Një shifër që mund të rritet deri në fundin e sezonit.