Kryeministri Edi Rama ka komentuar bllokimin e aeroportit të Rinasit nga protesta e kontrollorëve të trafikut ajror duke i kujtuar njerëzve se duhet të shohin interesat e drejtpërdrejta, qofshin socialist apo demokratë.

Duke folur nga Gjirokastra, Rama tha se dita e djeshme tregoi se mund të kthehet sa hap e mbyll sytë.

Rama: Ajo që ndodhi dje është treguesi që koha e rrumpallës mund të kthehet sa hap e mbyll sytë në rast se ne, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk mobilizohen për ta bërë të pakthyeshme dhe këtu nuk ka lidhje jam socialist e demokrat, sepse demokratët e vërtetë, jo ata të verbërit e shurdhët që hyjnë në dasmat infektive, por ata që janë në punë nuk duhet ta shohin si një çështje tifozllëku, por interesash të drejtpërdrejta.

Me siguri në qafën e Pazarit ka dhe sipërmarrës të vegjël që janë demokratë, çfarë interesi kanë që të ndalojnë këtë rrugë ku ka hyrë Gjirokastra, që të ndalojnë vazhdimin e Rilindjes urbane në çdo derë, në çdo sokak për çdo objekt kulti, çfarë interesi kanë që të ndalojnë programin e furnizmit me ujë të pijshëm. Menduan se do pengonin procesin e vaksinimit dhe aeroportin e Kukësit që më tallnin mua.