Ka disa javë që është larguar nga emisioni “Për’puthen”, por vijon që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale apo me deklaratat që bën e ftuar në studiot televizive. Është fjala për Ana Kaurin, e cila së fundmi mori vëmendjen e fansave me një postim të bërë në “Instastory”. Ajo shfaqet panë një pishine, e veshur mjaft sportive.

Teksa po rregullon lidhëset e atleteve, Ana shkruan krahas fotos: “Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh”. Këto fjalë i ka shoqëruar edhe me një emoji puthje. Por për kë e kishte vallë Ana këtë thumb? Fansat do presin për ndonjë postim tjetër, nëse ish-konkurrentja do të zbulojë ndonjë detaj tjetër.