Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se edhe ditën e numërimit do të jetë në Vlorë. Meta tha para mediave se është në dijeni të skenarëve, dhe një prej tyre është ndërhyrja në Njësinë 10 të kryeqytetit, ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.

Meta hodhi poshtë aludimet, duke theksuar se nuk ka asnjë lloj interesi për LSI-në e Vlorës. Kreu i shtetit theksoi se qëndron në Vlorë për shkak se është qytet që ndizet shpejt nga provokimet.

“Edhe ditën e numërimit do jem në Vlorë ta dinë të gjithë numëruesit. Nëse ia kanë marrë lekët e bandës së Astirit ti mbajnë po do jenë në numërim. Zero interes për LSI ne Vlorës. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin Vlorës se Vlora ndizet. I ftoj qytetarët të jenë të qetë të mos intimidohen nga askush. Se denoncimet na kanë ardhur në Preaidencë. Pjesë të skenarit kanë ardhur këtu. Siç ka edhe një skenarë për ndërhyrje në njësinë 10 te votimi elektronik. Ka shumë siç janë edhe shumë fakte të tjera. Siç është rrëmbimi i të dhënave të qytetarëve. Ju kam dhënë fjalën që në 25 prill do të triumfojë referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës,” tha Meta.

“Ka ikur koha se u bënë tetë vjet që tallen. 25 prilli është prova e zjarrit. Do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur. Ligji i barbarët për të gjithë. Vetëm kjo e çel rrugën evropiane që mbahet peng, prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Durrësit. Presidenti ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren. Qytetari dixhital është online, ka edhe çimka patriote,” përfundoi presidenti.