Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE thekson se inkurajon forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën evropiane. Sipas tyre kjo duhet bërë pasi populli shqiptar e meriton. “Urime miqve tanë Edi Ramës dhe partisë Socialiste për fitoren e tyre të fortë në zgjedhjet e #Shqipërisë . Ne inkurajojmë tani të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekjet e përbashkëta në rrugën evropiane. Populli shqiptar e meriton”shkruhet në deklaratë.