Në 24 orët e fundit janë bërë 16,773 vaksina anti COVID.

“Shqipëria Buzëqesh”, kështu shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ndërsa publikon shifrat e vaksinimit që nga fillimi i fushatës.

Manastirliu bën me dije se që nga fillimi i fushatës janë kryer 433, 628 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme nisën rivaksinimet për të moshuarit në sheshin “Skënderbej”.