20 Prill, Fier- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në instagram një videon nga spitali Memorial i Fierit i cili tashmë është gati për t’u vënë në funksion.

“Jemi gati”, thotë Manastirliu, teksa falenderon një prej ekpertëve që ka ndjekur punimet në këtë spital që nga dita e parë. Për ndërtimin e spitalit Memorial të Fierit u punua me tre turne, për ta përfunduar në kohë record, një investim nga Republika e Turqisë.